Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur pak para mesnatës në Hereq të Gjakovës.
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga përplasja mes tre veturave.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë se katër persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident që ka ndodhur rreth orës 23:30.