Një aksident rrugorë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjakovës.
Një veturë ka aksidentuar një motoçikletë derisa kjo e fundit ka qenë në lëvizje.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatë për aksident trafiku në rrugën “Bardhyl Qaushi”- Gjakovë. Policia ka dalë në vend-ngjarje ku të përfshirë në aksident kanë qenë një automjet dhe një motoçikletë”- ka thënë Elezaj
Ai shtoi se një person, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në Spitalin e Gjakovës por që gjendja e tij shëndetësore është stabile.