Një aksident në mes të një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në Gjakovë ku për pasojë, ngasësi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.
Këtë e ka konfirmuar Sheremet Elezaj zëdhënës i Policisë Rajonale në Gjakovë.
“Ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime dhe është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë”, tha Elezaj
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.