Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.
Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe para pak minutave në afërsi të shkollës së mesme të mjekësisë ‘Hysni Zajmi’ në Gjakovë.
Nga vendi i ngjarjes ku shihet se në aksident janë përfshirë një skuter dhe një veturë.
“2 persona ishin në motorin scooter të moshës rreth 15-16 vjeçare. Fatmirësisht të dytë i shpëtuan vdekjes”.
Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave./PrishtinaPress/