Home Lajme Aksident në Gjakovë, këmbësorja pëson lëndime në hundë

Aksident në Gjakovë, këmbësorja pëson lëndime në hundë

Një këmbësore ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në Gjakovë.

Siç mëson Klankosova.tv ajo ka pësuar lëndime në hundë dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Sipas burimeve të Klanit brenda policisë, lëndimet e saj janë të lehta dhe ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e aksidentit viktima ishte duke kaluar rrugën, ku edhe u godit nga një veturë me targa të Shqipërisë, e cila drejtohej nga një grua tjetër.

Exit mobile version