Në mbrëmjen e sontme në fshatin Galicë të Vushtrrisë ka ndodhur një aksident si pasojë e së cilit një person ka mbetur i lënduar.
“Aksident trafiku me lëndime rreth orës 18:27, është raportuar se në fshatin Galicë të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime e përfshirë një veturë civile me targa vendore”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për klankosova.tv.
“Si pasojë e aksidentit lëndime ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor”.