4.9 C
Pristina
Monday, October 21, 2024

Buy now

spot_img

Aksident në Fushë Kosovë, dyshohet për një të vdekur (Foto/Video)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Kosovë, ku dyshohet se ka vdekur një vajzë 20 vjeçare, pasi është goditur nga vetura. Në Express kanë arritur disa fotografi dhe video nga vendi i ngjarjes. Në Policinë e Kosovës e kanë konfirmuar këtë aksident, por nuk kanë dhënë shumë detaje.

Në hyrje të Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident, ku dyshohet se një veturë ka aksidentuar për vdekje një këmbësor.

Express merr vesh se personi i vdekur është një vajzë 20 vjeçare.

Gazeta ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës, e cila ka konfirmuar aksidentin, por nuk ka pranuar të japë edhe shumë detaje..

“Mund të konfirmoj se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta. Policia është duke u marrë me rastin. Nuk mund të japim detaje të tjera për momentin”, kanë thënë zyrtarë të policisë për Express.

https://www.dailymotion.com/video/x5cxs0m_aksident-fk_news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img