Site icon PrishtinaPress

Aksident në Ferizaj, dy persona dërgohen në Emergjencë

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti në mëngjesin e së enjtes në magjistralen Ferizaj-Gjilan, përkatësisht në fshatin Sojevë të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se personat kanë pësuar lëndime të lehta trupore, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.

Veseli ka bërë të ditur se në këtë aksident komunikacioni janë përfshirë një automjet në lëvizje dhe dy automjete të parkuara, ku shoferi ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rruge, kështu duke goditur automjetet që ishin të parkuara./Prishtinapress/

Exit mobile version