Tre persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në Drenoc të Klinës.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar Fadil Gashi, zyrtar për informim në Policinë Rajonale të Pejës, i cili tha se aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 13:05.
Në aksident, sipas tij, kanë qenë të përfshira tre automjete.
Ndërkaq ai tregoi se të lënduarit janë dërguar për mjekim në qendrën emergjentë në Pejë ndërsa rasti po vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.