Site icon PrishtinaPress

Aksident në Deçan, vetura përfundon brenda një dyqani

Një aksident trafiku ka ndodhur sot te rreth rrotullimi në Carrabreg të Deçanit ku janë përfshirë dy vetura.

Sipas fotografive që janë publikuar në rrejte sociale, shihet se njëra nga veturat ka përfunduar brenda një dyqani.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:10 minuta dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale.

 

 

Exit mobile version