Site icon PrishtinaPress

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia në vendin e ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në dalje të autostradës Ibrahim Rugova.

Lexuesit e Gazetës Nacionale kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se një veturë është aksidentuar dhe si pasojë janë shkaktuar dëmtime materiale.

Sipas pamjeve, në vendin e ngjarjes kanë dal njësiti policor.

Nacionale ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë informacione në lidhje me aksidentin, dhe jemi në pritje për të marrë përgjigje.

Exit mobile version