Një aksident komunikacioni ka ndodhur në Dollc të Klinës, si pasojë një veturë është rrokullisur.
Mësohet se, përveç dëmeve materiale edhe katër persona janë lënduar.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe po merret me rastin.
Si pasojë e këtij aksidenti, është krijuar kolonë e gjatë e automjeteve.
Policia e Kosovës, në vazhdimësi apelon të ngasësit e automjeteve, që të kenë kujdes dhe t’i respektojnë shenjat e trafikut rrugor.