Një aksident trafiku ka ndodhur pasdite në kryqëzim rruge në Skenderaj.
Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, ku lëndime kanë pësuar nëntë persona.
Aksidentin në fjalë për Indeksonline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Një aksident trafiku me të lënduar është raportuar sot rreth orës 17:00, aksidenti ka ndodhur në një kryqëzim rruge në Skenderaj. Të përfshira tri vetura civile ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar nëntë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF ne Skenderaj, më pas janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, ka thënë Zahiti.