Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtim Prizren-Vërmicë, ku si pasojë katër persona kanë mbetur të lënduar.
Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Bajram Krasniqi.
“Rreth orës 20:10, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë drejtimi Prizren-Vërmicë. Në aksident janë përfshirë tri vetura dhe si pasojë e aksidentit, katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, tha Krasniqi.
Ndërsa me rastin po merren njësia përkatëse policore.