Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku që dyshohet të jetë me fatalitet, ku janë tri automjete të përfshira.
Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës nuk ka treguar detaje rreth personave të përfshirë, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Me datë 21.10.2024 rreth orës 18:40 në autostradën “Dr. Ibrahim Rugova” në Prizren Veri-Prizren Jug; km-13 është shkaktuar një aksident trafiku me fatalitet ku janë të përfshira: Një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.
Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.