Home Kryeqyteti Aksident mes tri automjetesh në Prishtinë, dy persona të lënduar

Aksident mes tri automjetesh në Prishtinë, dy persona të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.

Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, për RTKlive.

“Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merren hetuesit nga njësiti i trafikut”, ka deklaruar ajo.

Exit mobile version