Site icon PrishtinaPress

Aksident mes një veture dhe motoçiklisti në Prishtinë, Policia del në vendin e ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Para pak çastesh, një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë.

Një motoçiklist është goditur nga një automjet, derisa në vendin e ngjarjes ka arritur ndihma e shpejtë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga aksidenti, ku shihet edhe ekipi i Policisë së Kosovës.

 

Exit mobile version