Site icon PrishtinaPress

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditës së premte në kryeqytet.

Si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30 në kryqëzimin e rrugëve Fehmi Agani  dhe Luan Haradinaj, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti për Klankosova.tv.

Exit mobile version