Një aksident trafiku mes një kamioni dhe veture ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ku ka mbetur i lënduar një person.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se personi që ka mbetur i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 14:30 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Trudë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti transportues dhe një veture. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka deklaruar Ahmeti./Prishtinapress/