Një aksident trafiku mes një kamioni dhe një motoçiklete ka ndodhur në fshatin Brezhnicë të Obiliqit.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes një kamioni dhe motoçiklete me ngasës meshkuj kosovarë, ku si pasojë lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri të cilët janë duke u trajtuar në QKUK . Me vendim të prokurorit, është arrestuar drejtuesi i kamionit dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.