Site icon PrishtinaPress

Aksident mes kamionit dhe veturës në Rahovec, lëndohen tre persona

Sot ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, në fshatin Celinë të Rahovecit.

Në këtë aksident janë lënduar tre persona.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.

Exit mobile version