Sot ka ndodhur një aksident mes një kamioni dhe një veture, në fshatin Celinë të Rahovecit.
Në këtë aksident janë lënduar tre persona.
Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka njoftuar se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Përveç dëmeve të konsiderueshme materiale tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor. Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin”, ka thënë Elezaj.