Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave në rrugën Lezhë-Laç, ku njëra veturë ka përfunduar në parkingun e një lokali, duke dëmtuar kështu tetë të tjera.
Bëhet e ditur se një person është lënduar nga ky aksident dhe është dërguar në spitalin e Lezhës, shkruan TCh, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, thuhet se makina e cila ka përfunduar në parkingun e lokalit, ka rrezikuar jetën e klientëve që kanë qenë aty.