Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy veturave në Jashanicë të Klinës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tregoi se i lënduari është dërguar në QMF të Klinës për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara dy vetura dhe si pasojë një person ka pësuar lendime trupore i njejti është dërguar në QMF- Klinë për tretman mjekësor”, ka thënë Rugova, njofton Klankosova.tv.