Në Avcılar të Stambollit, dy autobusë u përplasën “kokë më kokë” për arsye ende të paqarta.
Edhe disa automjete që vinin nga pas janë përplasur me autobus në një zonë mjaft të frekuentuar të qytetit turk.
Nga ky aksident kanë mbetur të plagosur 99 persona. Në vendngjarje kanë dalë shumë ekipe shëndetësore, zjarrfikësve dhe policisë.
Zjarrfikësit kanë ndihmuar pasagjerët e lënduar që ishin bllokuar në metrobusët e përfshirë në aksident.
Të lënduarve iu dha ndihma e parë në vendngjarje nga ekipet mjekësore, raporton aa.
Theksojmë se në vendin e aksidentit si dhe në spitale të lënduarit i ka vizituar dhe u ka ofruar ndihmë kryetari i qytetit, Ekrem Imamoglu.
Ndryshe, autoritetet shëndetësore turke nuk kanë raportuar deri më tani për ndonjë viktimë.