Një 33-vjeçar nga Kukësi është vënë në pranga nga blutë e kryeqytetit. Dyshohet se 33-vjeçari, teksa drejtonte kamionin ka përplasur një 58-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.
Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Bajram Curri” ndërsa 58-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra.