Tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor, si pasojë e lëndimeve në një aksident trafiku i cili ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë tri vetura civile. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, në segementin rrugor të fshatit Pestovë.