Site icon PrishtinaPress

Aksident me pesë të lënduar në Fushë Kosovë

Një aksident trafiku u regjistrua të enjten në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë ndërmjet dy veturave.

Si pasojë kanë pësuar lëndime pesë persona.

Të lënduarit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë, lëndime kanë pësuar pesë meshkuj kosovarë të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

Exit mobile version