Aksident me fatalitet, vdes një vajzë e mitur në QKUK

125
Advertisement

Një vajzë e mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të pësuar ditë më parë në një aksident që kishte ndodhur në rrugën Shtime-Komoran, konkretisht në fshatin Krojmir të Lipjanit.

Advertisement

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja kishte ndodhur më datë 30 tetor të këtij viti.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion.

“Si pasojë e lëndimeve të pësuara me datën e lartcekur me datën 19.11.2020 në QKUK ka ndërruar jetë viktima e mitur f/k. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.

PostAdssFotoja e reklamës