0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Aksident me fatalitet në Vushtrri, vdes 59-vjeçari që po ngiste biçikletën

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Vushtrri, në rrugën “Lumni Surdulli. Si pasojë e aksidentit një 59-vjeçar ka mbetur i vdekur, shkruan Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40. Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe 59-vjeçari (viktimë) që ishte duke ngarë një biçikletë.

“Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

Aksident trafiku me fatalitet

Një aksident trafiku me pasojë fatale ka ndodhur sonte rreth orës 19:40, në rrugën “Lumni Surdulli” në Vushtrri.

Në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një çiklist ku si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident ka  humbur jetën viktima çiklisti i moshës 59 vjeçar.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, kanë nisur hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Ndërsa ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit, është caktuar masa e ndalimit policor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img