Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është raportuar sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë përkatësisht në fshatin Rekë të Mitrovicës.
Policia tha se në aksident janë përfshirë një motoçikletë dhe një veturë,.
Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, për shkak të lëndimeve të pësuara ka humbur jetën ngasësi i motoçikletës viktima N.Z., 67 vjeçar.