Një aksident me fatalitet ka ndodhur në afërsi të Liqenit të Badovcit paraditen e së hënës, ku janë përfshirë një veturë dhe një kamion. Si shkak, ka humbur jetën një person.
Diçka e tillë u bë e ditur nga Policia e Kosovës, duke njoftuar se viktima është 49-vjeçar.
“Rreth orës 09:00, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, respektivisht në fshatin Kishnicë.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe si pasojë një person, mashkull, 49 vjeç, ka humbur jetën.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masat e nevojshme për lehtësimin e qarkullimit rrugor si dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, njofton PK-ja.