Dje ka ndodhur një aksident në Autostradën “Ibrahim Rugova”, me ç’rast kanë mbetur dy persona të lënduar.
Sipas policisë ata janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Rasti është duke u hetuar.
“Autostrada Ibrahim Rugova, Mazgit 11.07.2023 – 05:55. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilën kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante për trajtim të rastit. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.