Një aksident komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në fshatin Trudë, ku kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërsa tre preson kanë pësuar lëndime trupore.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor në QKUK.
“Aksident Trafiku Rreth orës 20:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Trudë. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete dhe për pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”, thotë Borovci.