Në një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në fshatin Qyshk të Pejës, pesë persona janë lënduar.
Në aksident, sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, janë përfshirë dy vetura.
“Rreth orës 19:05 ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Qyshk, ku janë përfshirë dy automjete. Pesë persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit të Pejës. Pas marrjes së ndihmës mjekësore ata janë liruar në shtëpi”, ka thënë Gashi.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të policisë për të hetuar shkaqet e aksidentit.