Site icon PrishtinaPress

Aksident i rëndë trafiku te Katedralja (Video)

Një aksident i rëndë ka ndodhur te udhëkryqi kryesor në Prishtinë, afër Katedrales.

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura, një BMW me targa të huaja dhe një Audi me targa vendore, raporton lajmi.net.

Sipas informacioneve të para, një person është i lënduar, kurse në vendin e ngjarjes tashmë kanë dalë dy vetura të Emergjencës.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, meqe një pjesë e udhëkryqit është bllokuar.

Exit mobile version