Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme përgjatë lumit Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.
Burimet policore sipas Alsat, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një automjeti brenda së cilës udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani nga Gërçeci, transmeton klankosova.tv.
Në automjet gjendeshin një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.
Tutje raportohet se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar i cili gjatë rrokullisjes së veturës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin ”8 shtatori” në Shkup.
Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për katër personat e tjerë në veturën e aksidentuar.