Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash edhe në Veternik të Prishtinës, ku janë ndeshur tri automjete.
Sipas pamjeve të publikuara, në aksident janë përfshirë një veturë, një autobus dhe një kamion.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, apo si është gjendja e tyre.