Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku janë përfshirë tri automjete.
Pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Të njëjtit bëjnë me dije se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona.