Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit. Për pasojë ka vdekur një person dhe katër të tjerë janë lënduar.
Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një autobus dhe një veturë.
“Një person ka humbur jetën ndërkaq katër persona po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor për shkak të lëndimeve të marra nga aksidenti”, ka konfirmuar policia.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.