0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë në Kroaci, të paktën tre të vdekur

Tre persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku në Kroaci.

Në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Karlovac – Rijekë, në mes të tunelit Sveti Marko dhe kryqëzimit Novigrad na Dobra, njoftoi Departamenti i Policisë së Karlovacit.

Index.hr. raporton se një furgon dhe një veturë janë përplasur. Bëhet fjalë për një furgon me targa hungareze dhe një veturë me targa të Rijekës.

Jutarnji List publikoi informacione jozyrtare se në aksident është përfshirë një furgon Mitsubishi, i cili me shumë gjasa po transportonte emigrantë. Në mjetin me shtatë ulëse ndodheshin drejtuesi dhe 11 pasagjerë.

Drejtuesi i automjetit ka ndërruar jetë në vend, ndërsa pasagjerët kanë pësuar lëndime trupore.

Ndërkohë ka ndërruar jetë edhe çifti që po udhëtonin me automjetin Alfa Romeo me targa të Rijekës. Fëmija që ishte me ta në veturë ka pësuar lëndime.

Ndryshe, së bashku me ekipet e policisë në vendngjarje ndodhet edhe avokati i shtetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img