-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar

Një 19 vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Itali. Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Rovato të Italisë, ku një makinë tip “Ford Focus” është përplasur me një kamion që po ecte në drejtim të kundërt të udhëtimit.

Mediat shkruajnë se kamioni që ishte në krahun e kundërt nuk i la rrugë tjetër të riut shqiptar, i cili është përplasur me murin e betonit në anë të rrugës që kufizon nënkalimin.

Lëndimet gjatë përplasjes ishin shumë të rënda për Adenajd Hoxhën, duke i marrë jetën. 19 vjeçari shqiptar ishte student dhe kishte vetëm pak kohë që ishte vendosur në këtë zonë bashkë me familjen.

Në vendngjarje policia rrugore, zjarrfikësit dhe 118 punonjësit e shëndetësisë, të cilët fatkeqësisht nuk kanë mundur të bëjnë asgjë përveç konstatimit të vdekjes së shoferit./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img