Kryeqyteti është zgjuar sot me dy aksidente të rënda.
Një veturë ka rënë nga ura e Lakrishtës në orët e para të mëngjesit, kurse një veturë ka përfunduar në një furrë buke tek rrethi i Çagllavicës.
Range Roveri ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe duke përfunduar në furrë.
Përveç dëmeve materiale, nuk dihet ende bilanci i gjendjes së shoferit dhe personave të tjerë që mund të kenë qenë aty.

