Një aksident i rëndë komunikacioni, me pasoja fatale, ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ku një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë janë lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Bazuar ne informacionet e para është raportuar për një aksident të rëndë trafiku me pasoja fatale, të shkaktuar sot rreth orës 10:00 paradite në Autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku një person ka humbur jetën dhe 4 tjerë kane marrë lëndime trupore. Njësitet kompetente policore për menaxhimin e trafikut në autostrada janë duke u marr me rastin dhe duke hetuar shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident tragjik.”, ka thënë Kelani.
Ai po ashtu ka konfirmuar se pas hetimeve qe janë në proces do të njoftojnë për detaje tjera.
Ndërkohë, autostrada, drejtimi Duhël-Suharekë është mbyllur për qarkullim që nga ora 10:30.