Policia ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku i rëndë dje në autostradën Ibrahim Rugova në magjistralen Suharekë-Prizren.
Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim në QKUK.
Policia ka bërë të ditur se rasti po vazhdon të hetohet.
Raporti i plotë:
“AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA
Autostrada Ibrahim Rugova ,Suharekë-Prizren 04.06.2023-12:05. Në autostradën Ibrahim Rugova, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit vetura është djegur tërësisht dhe lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere femër shtetase e Shqipërisë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti nën hetime”.