Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:25 në autostradën “Arbën Xhaferi” segmenti rrugor Prishtine -Lipjan në KM e 5të, me ç’rast një vjazë e moshës 9 vjeç ka humbur jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.
Hoxha ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjeteve civile.
“Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Rreth orë 04:20, një person femër pasagjere (viti i lindjes 2013) ka ndërruar jetë në emergjencë dhe me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pa jetë dërgohet në mjekësi Ligjore për Autopsi”, ka thënë Hoxha.
Ai ka shtuar se me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në mbajtje, per procedura te metejme ligjore.
Hoxha ka kërkuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më te kujdesshëm gjatë vozitjes, të respektojnë rregullat dhe shenjat në trafik, të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit.
“Përdorimi i telefonave mobil gjatë vozitjes vlerësohet të jetë mjaft i rrezikshëm dhe ndalohet rreptësishtë përdorimi i tij gjatë drejtimit të automjetit. Humbja e jetëve njerzore mbetet një shqetsim i madh për policinë dhe qyetarët në pergjithësi, prandaj kërkohet kujdes i madh ne trafik nga të gjithë për të shmangur rastet e tilla”, tha Hoxha.