4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Aksident i rëndë mes tri veturave në Prizren, katër persona përfundojnë në spital

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues.

Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një aksident trafiku ka ndodhur edhe dje pasdite në rrugën ‘Enver Hadri’ në Prizren, ku janë përfshirë tri automjete dhe si pasojë janë lënduar katër persona.

Aksidenti dyshohet të ketë ardhur pasi shoferi njërës veturë, teksa po lëvizte me shpejtësi të madhe në drejtim të rrugës ‘Jusuf Gërvalla’, ka filluar të frenojë dhe ka goditur automjetin tjetër që ishte duke u kthyer në anën e majtë.

Vetura nr.2 si pasojë e goditjes, është përplasur me veturën që ndodhej prapa saj.

Automjetet e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të mëdha materiale, ndërsa katër të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Tre nga të lënduarit pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa njëra pasagjere ka pësuar lëndime të rënda dhe po vazhdon trajtimin nën përkujdesjen e mjekëve në spital.

Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img