Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40.
Afër Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, tek rethrrotullimi, një automobil ka goditur një biçiklist.
Prishtinapress mëson se biçiklisti nuk ka arritur ti përballoj plagët e marra, si pasojë e kësaj ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Prishtinapress mëson nga vendi i ngjarjes se i aksidentuari është i moshës rreth 61 vjeç, ndërsa personi i cili ka goditur biciklistin gjendet ne stacionin e policisë.
‘’Sot rreth orës 20:40 kemi pranuar informatën se në afërsi të Stacionit të Autobusëve, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, kanë qenë të përfshira, një biçikletë dhe një automjet në lëvizje.
Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar biçiklisti, i cili nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë .
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku, ndërkohë që ngasësii automjetit është shoqëruar në stacion policor’’, ka deklaruar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti./Prishtinapress/