Në Erzincan të Turqisë, dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur në autobusin e pasagjerëve, i cili u aksidentua në një park në rrugën e rrëshqitshme për shkak të reshjeve të borës.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 të ditës së sotme në autostradën Erzincan – Sivas, rrethi Refahiye.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Shtetëror Refahiye dhe Spitalin Trajnues dhe Kërkimor Erzincan.
Ndërkohë që ekipet e xhandarmërisë turke po vijonin punën në vendngjarje, hetimet për aksidentin kanë nisur./PrishtinaPress/