4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Akreditohen 357 vëzhgues për zgjedhjet e 23 prillit

Të dielën më 23 prill në katër komunat veriore do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Për këtë proces janë akredituar rreth 357 vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja diplomatike që janë të akredituara në Kosovë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi 357 vëzhgues të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin zgjedhor më 23 prill dhe procedurat tjera pas ditës së zgjedhjeve. Vëzhguesit e akredituar përfaqësojnë subjekte politike, media, OJQ dhe përfaqësi të huaja që janë të vendosura në vendin tonë”, njoftoi Elezi.

Sipas tij, numri i vëzhguesve të akredituar në emër të subjekteve politike është gjithsej 75, ndërsa në emër të OJQ-ve të ndryshme do të vëzhgojnë 109 vëzhgues.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ-ja, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar është akredituar për të përcjellur këto zgjedhje me dy vëzhgues. Edhe mediat kanë shfaqur interesim të madh për këtë proces zgjedhor, pasi numri i përgjithshëm i tyre që janë akredituar janë më shumë se 20 media me më shumë se 170 persona.

Në mesin e mediave që janë akredituar janë edhe mediat ndërkombëtare si Associated Press, Reuters, TRT Arabi, Al Jazeera Balkans e Anadolu Agency.

360 vëzhgues KQZ
Akreditimi i vëzhguesve, KQZ

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img